Nesër miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Cake dhe Gripshi më pëlqejnë shumë
Pas fitores historike të ekipit kuqezi në Serbi, nesër (e martë) Kombëtarja Shqiptare do përballet me Jordaninë në një miqësore në “Air Albania”, që fillon në orën 19.00. Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i kombërares, Sylvinho.
”Në fakt unë nuk besoj në miqësore, unë besoj se në çdo ndeshje duhet të futemi për fitore. Jemi duke punuar shumë dhe që nesër në mëngjes do të kemi lojtarët që do luajnë. Theksoj që kemi lojtarë që kanë gjashtë muaj ose 1 vit me ne, por që nuk kanë luajtur, Cake dhe Gripshi më pëlqejnë shumë.
Jam pak i lodhur. E kemi thënë edhe më përpara nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë janë ndeshjet në nëntor, është hera e parë në histori që kombëtarja luan çdo gjë për kualifikimin dhe për herë të parë mund të shkojë në Play Off”’,-tha tranjeri.

KOHA JONË SONDAZH

