Neuer rrëfen: Kam qenë pranë transferimit te Arsenal në të rinjtë e Schalke 04
Manuel Neuer, portieri legjendar gjerman, bëri hapat e tij të parë në futbollin profesionist me ekipet zinxhirë të Schalke 04, para se të transferohej te Bayern Mynih, ku u shndërrua në një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit botëror.
Tani, në moshën 39-vjeçare, Neuer ka zbuluar një prapaskenë nga e kaluara e tij, kur ishte ende pjesë e ekipeve të të rinjve të Schalke 04. Ai tregon se ka qenë shumë pranë një kalimi te Arsenal apo FC Köln.
“Pas U19, FC Köln ishte shumë i interesuar për mua, ashtu sikurse edhe Arsenal,” rrëfen Neuer. “Në atë kohë, trajneri te Arsenal ishte Arsène Wenger, i njohur për vizionin dhe aftësinë për të drejtuar lojtarë të rinj. Por unë nuk doja të shkoja jashtë, sepse e dija që do të ishte e vështirë për një portier të ri të bëhej numri 1 në Angli. Duhet të kesh shumë reputacion për ta arritur këtë.”
Historia tregon se Neuer, edhe pse i kërkuar nga klube të mëdha europiane, zgjodhi të qëndronte në Gjermani për të ndërtuar karrierën e tij, duke u bërë një ikonë e Bayern Mynih dhe Kombëtares gjermane. Ky vendim i kujdesshëm dëshmon vizionin dhe maturinë e hershme të portierit, që sot konsiderohet një nga më të mirët në historinë e futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

