“New York Times” i sugjeron Asllanin Liverpoolit si përforcim në mesfushë
Kristjan Asllani pas një sezoni pozitiv me Interin, ku u aktivizua në disa ndeshje, ka rritur ndjeshëm nivelin e tij. Pavarësisht se mesfushori shqiptar në çdo dalje publike ka shprehur vullnetin e tij për të vijuar karrierën në Milano, emri i tij mbetet fiks në tregun e transferimeve.
Pak ditë më parë u fol për një interesim nga ana e Liverpool, ndërsa për të promovuar edhe më shumë yllin kuqezi ka menduar prestigjiozja New York Times.
“Sezonin e shkuar nisi vetëm 6 ndeshja nga minuta e parë në Serie A, por vërtetoi se mund të luajë si një regjisor në skuadrën e Simone Inzaghi-t. Me një cilësi të mirë taktike, i aftë të luajë me të dy këmbët, 22-vjeçari po e dërgon nivelin e tij të lojës në rritje”, shkruan ndër të tjera New York Times.
Inter nuk ka ndërmend të privohet nga Asllani, i cili mbetet zëvendësuesi i vetëm i Calhanoglu, por as vetë lojtari nuk ka ndërmend të largohet nga Inter, të paktën jo këtë sezon.

KOHA JONË SONDAZH

