Newcastle synon bomberin e Leipzig nëse largohet Isak
Me largimin gjithnjë e më të afërt të Alexander Isak nga Newcastle, drejtuesit e klubit anglez janë hedhur në kërkim të një sulmuesi të ri që të udhëheqë repartin ofensiv në sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve nga media britanike, objektivi kryesor është Benjamin Sesko, talenti 22-vjeçar me origjinë sllovene që aktivizohet te RB Leipzig.
Kontaktet e para mes dy klubeve kanë nisur dhe gjermanët e vlerësojnë kartonin e sulmuesit rreth 80 milionë euro. Leipzig është i hapur për negociata, por kërkon që çdo ofertë të jetë e nivelit të lartë, duke marrë parasysh moshën dhe potencialin e Sesko.
Sesko ka qenë për një kohë të gjatë në radarët e Arsenalit, por “Topçinjtë” zgjodhën përfundimisht të mbyllin marrëveshjen për Viktor Gyokeres, i cili do të transferohet nga Sporting Lisbona në Londër. Kështu, rruga për Sesko mbetet e lirë për Newcastle, që kërkon të forcojë skuadrën për të garuar në nivele të larta në Premier League dhe në Evropë.
KOHA JONË SONDAZH

