Neymar do të bëhet baba për herë të dytë

Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, kanë ndarë një lajm të gëzueshëm me publikun. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, një vajze. Përmes një feste madhështore për zbulimin e gjinisë, çifti, së bashku me vajzën e tyre Mavie dhe djalin e Neymarit nga një marrëdhënie e mëparshme, Davi Lucca, ndanë emocionet e tyre me familjarët dhe miqtë.

Pavarësisht sfidave, Neymar dhe Bruna kanë punuar për ta forcuar marrëdhënien e tyre, duke treguar përkushtim ndaj familjes së përbashkët në zgjerim e sipër.

Aktualisht, Neymar është duke luajtur për klubin saudit Al-Hilal, ndërsa Bruna Biancardi, një modele dhe influencuese braziliane, ka ndarë momente të veçanta të jetës së tyre familjare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

SHKARKO APP