Neymar drejt largimit, PSG kërkon me ngulm yllin e Juventusit
Lamtumira e Neymar nga Parisi mund të jetë një realitet në merkaton e verës, me brazilianin që duket se është mërzitur nga aventura te PSG. Braziliani kërkon të rikthehet në Barcelonë,atje ku shoku i tij, Lionel Messi e pret krahëhapur.
Klubi francez ndërkohë ka gjetur zëvendësuesin e lojtarit brazilian, i cili me shumë mundësi do të jetë Paulo Dybala. Të paktën kështu shkruan portali spanjoll “Fichajes.net”, i cili shpjegon sesi argjentinasi është një dëshirë e hershme e drejtorit sportiv, Leonardo.
Edhe në verën e kaluar u fol për një interesim të PSG për “La Joya”-n, por transferimi nuk do të finalizohej. Dybala është një futbollist ndryshe nga Neymar; i cili më shumë në fushë sesa braziliani por ai është një lojtar i nivelit të lartë, i aftë për të bërë edhe rolin e liderit në skuadër. Diçka që e ka treguar shpesh herë edhe te Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/