Neymar: “Kam ardhur të shkruaj histori”
Neymar është prezantuar para afër 50 mijë tifozëve “Parc des Princes”, i cili tha se është transferuar te PSG-ja për të shkruar histori.
Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar, është prezantuar para afër 50 mijë tifozëve “Parc des Princes”, para ndeshjes që PSG po fiton 1:0 ndaj Amiens në kuadër të xhiros së parë në Ligue 1.
“Faleminderit, kam ardhur të shkruaj histori”, tha Neymar, teksa përmendi edhe dy sloganet e klubit francez: “ici ces’t Paris” dhe “magic Paris”.
Në prezantimin e Neymarit te Paris Saint-Germain nuk kanë qenë vetëm familjarët e ngushtë të brazilianit.
Përveç babait, nënës dhe motrës, në prezantimin e Neymarit te skaduar e re kanë marrë pjesë edhe shokët e fëmijërisë, shkruan Daily Mail, përcjell Express.
Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë pasi kompletoi transferimin nga Barcelona në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro. /Express/






KOHA JONË SONDAZH

