Neymar lë Brazilin për të shkuar në Botëror, synon kalimin në MLS
Mes ambicieve dhe shumë pikëpyetjeve, e ardhmja e Neymar mbetet ende e hapur. Në moshën 34-vjeçare, sulmuesi brazilian synon të shkruajë një kapitull të fundit të madh me fanellën e Brazilit me objektivin e qartë për të qenë pjesë e Kupën e Botës 2026.
Megjithatë, ky synim duket i vështirë për t’u arritur, sidomos duke parë problemet e vazhdueshme fizike. Edhe pse trajneri i përfaqësueses, Carlo Ancelotti, vazhdon ta mbajë nën vëzhgim, gjendja fizike e lojtarit mbetet një faktor kyç.
Pas një sezoni të ndikuar sërish nga dëmtimet, Neymar ka dhënë disa sinjale pozitive me Santos, duke regjistruar 3 gola dhe 3 asistime në vetëm 6 paraqitje. Performanca që ringjall shpresat, por që nuk i largon plotësisht dyshimet mbi vazhdimësinë e tij në nivel të lartë.
Ndërkohë, në prapaskenë po lëviz edhe merkatoja. Sipas raportimeve të The Athletic, janë duke u zhvilluar kontakte mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit amerikan FC Cincinnati, që garon në Major League Soccer. Negociatat janë ende në fazat fillestare, por palët po diskutojnë konkretisht për një transferim të mundshëm.
Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë. Klubi amerikan duhet të lirojë një vend të ashtuquajtur “designated player” për të bërë të mundur afrimin e brazilianit. Në këtë mënyrë, e ardhmja e Neymar mbetet pezull mes ëndrrës për Botërorin dhe një sfide të re në Shtetet e Bashkuara.
KOHA JONË SONDAZH

