FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar: “Në Barcelonë ka drejtorë që nuk duhet të jenë aty” (Foto)

Neymar ka kritikuar krerët e Barcelonës. Braziliani Neymar, i cili u transferua gjatë kësaj vere te Paris Saint Germain për 222 milionë euro, ka kritikuar bordin drejtues të Barcelonës.  Neymar po e shijon jetën në PSG. Në dy ndeshje ai ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asistime. “Kur arrita në Barcelonë, në fillim çdo gjë shkoj mirë, por më pas… Në Barcelonë ka drejtorë që nuk duhet të jenë aty”, u shpreh Neymar.

“Kam shpenzuar katër vitet të lumtura atje. Shpresoj që gjërat të shkojnë për mirë për Barcelonën dhe të bëhen ekip garues”, shtoi Neymar.

PSG-ja e ka mposhtur 6:2 Toulousen në një ndeshje ku shkëlqeu Neymar dhe debutoi në “Parc des Princes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paris Saint Germain ka vazhduar me formën e mirë në Ligue 1 duke marrë tri pikë edhe në xhiron e tretë, shkruan Gazeta Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në “Parc des Princes” debutoi Neymari në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar dy gola dhe asistuar për një tjetër.

Neymar (31’ dhe 90’), Adrien Rabiot në minutën e (35’), Edinson Cavani (75’), Javier Pastore (82’) dhe Layvin Kurzawa (84’) shënuan për PSG-në, derisa për mysafirët realizuan Max-Alain Gradel (18’) dhe Christopher Jullien (78’).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?