Neymar pranon përgjysmim të pagës për t’u rikthyer te Barcelona
Para apo lumturi? Përpara është një dilemë e madhe për Neymar, teksa babai (njëkohësisht edhe agjenti), duke se ka zgjedhur opsionin e dytë. Braziliani duket se nuk ka hequr dorë nga ideja e rikthimit në verë te Barcelona, pavarësisht krizës ekonomike.
Madje Neymar është gati që të ulë edhe pagën që përfiton aktualisht te PSG. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, O’Ney në këtë moment përfiton 60 milionë euro në total, duke përfshirë dhe bonueset e ndryshme nga “Qatar National Bank”.
28-vjeçari duket se preferon më shumë një rikthim te Barcelona atje ku do të gjejë edhe mikun e tij Lionel Messi. Ai është gati që të pranoj një kontratë me vlerë 20 milionë euro në sezon plus bonuese, nga 38 që merr aktualisht te PSG-ja vetëm si pagë.
Pique dhe Suarez janë dy futbollistët e tjerë që kanë shprehu dëshirën që braziliani të rikthehet, por duhet parë edhe se si do të sillet PSG në këtë rast, teksa Barcelona shpreson që çmimi i lojtarit të bie ndjeshëm. /R.Lika-Koha Jone/