Neymar reagon pas eliminimit: U paralizova për 10 minuta, jam i shkatërruar psikologjikisht

Brazili u eliminua përpara kohe nga Botërori i Katarit, teksa në fazën çerekfinale dështoi të fitonte ndaj Kroacisë. Ylli brazilian, Neymar së fundmi ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur se është i shkatërruar psikologjikisht.

“Jam i shkatërruar psikologjikisht, kjo ishte sigurisht disfata që më lëndoi më shumë. U paralizova për 10 minuta dhe më pas shpërtheva në lot pa pushim. Fatkeqësisht të dhemb për një kohë të gjatë, luftuam deri në fund dhe jam krenar për shokët e skuadrës.

Ky grup e meritoi, e merituam ne, Brazili e meritoi por ky nuk ishte vullneti i zotit. Ia vlente çdo sakrificë për të ndjerë dashurinë e të gjithëve në fushë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj ndaj Selecciaos tonë. Faleminderit për gjithçka Zoti im, më ke dhënë gjithçka dhe nuk mund të ankohem për asgjë”, ka shkruar Neymar.

SHKARKO APP