Neymar thumbon tifozët kundërshtarë: Unë dhe me një gju, luaj më mirë se skuadra juaj!
Neymar është rikthyer në qendër të vëmendjes, edhe pse këtë herë jo për atë që bëri në fushë. Sulmuesi i Santosit, i cili mungoi për shkak dëmtimi në fitoren 2-0 ndaj Atlético Mineiros në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana, u përfshi në një debat me disa tifozë kundërshtarë.
I ulur në një skybox në stadiumin Vila Belmiro, Neymar po ndiqte nga afër takimin, kur u vu në shënjestër të provokimeve nga tifozët e Atlético Mineiros.
Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, braziliani shihet duke iu përgjigjur tifozëve me një frazë thumbuese: “Unë, edhe pa një gju, luaj më mirë se e gjithë skuadra juaj.”
Nuk dihet saktësisht se çfarë i kishin thënë tifozët e Atlético Mineiros përpara reagimit të Neymar, pasi momenti i provokimit nuk është i dëgjueshëm në video. Megjithatë, përgjigjja e yllit brazilian u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Neymar e përjetoi ndeshjen me shumë emocione nga tribuna. Për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë, sulmuesi nuk mundi të ndihmonte Santosin në fushë, por festoi golat e Ëillian Arãos dhe Olivës, që i dhanë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm 2-0.
Tashmë Neymar po vijon rikuperimin dhe synon të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të trajnerit. Santos do të kërkojë të mbrojë avantazhin në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 16 shtator, në Belo Horizonte.
KOHA JONË SONDAZH

