Nga 0-2 në 3-2, Japonia fitore befasuese ndaj Brazilit të Ancelottit
Brazili pësoi një disfatë të papritur këtë të martë, më 14 tetor, duke u mundur me rezultatin 3-2 nga Japonia në një miqësore që u zhvillua mes shumë emocioneve dhe përmbysjesh.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke dominuar pjesën e parë dhe duke shënuar dy gola të shpejtë: fillimisht Paulo Henrique në minutën e 26-të dhe më pas Gabriel Martinelli në minutën e 32-të, duke i çuar “Seleçaon” në avantazh komod 2-0.
Megjithatë, pjesa e dytë solli një tjetër histori. Japonia reagoi fuqishëm, duke përmbysur gjithçka. Takumi Minamino ngushtoi diferencën në minutën e 52-të, ndërsa Nakamura dhe Ueda realizuan golat e fitores, duke e kthyer ndeshjen në një triumf të madh për “Samurajët Blu”.
Brazilianët nuk arritën të gjenin më rrugën e golit deri në fund, teksa Japonia mbrojti me kujdes avantazhin e fituar.
Ky rezultat përbën një sinjal shqetësues për Ancelottin, i cili, pavarësisht fillimit të mirë të ndeshjes, pa ekipin e tij të humbiste kontrollin dhe disiplinën në pjesën e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

