Nga -12 në -1, si ka ndryshuar Barcelona në La Liga në vetëm dy muaj

Barcelona ka shkuar diferencën nga 12 pikë në vetëm 1 nga Atletico kryesuese në vetëm dy muaj. Skuadra e Simeones ka marrë vetëm 2 pikë në 10 ndeshjet e fundit, ndërkohë që katalanasit kanë marrë 14 pikë më shumë se ata.

Me ecurinë e javëve të fundit, Barcelona është kthyer në favoriten kryesore për titullin kampion. Të shtunën do të ketë “El Clasicon” sezonale kundër Real Madridit në stadiumin “Estadio Alfredo Di Stefano”. Në 10 ndeshjet e fundit në kampionat Los Colchoneros kanë regjistruar katër fitore, katër barazime dhe dy humbje, që do të thotë se ata kanë humbur 14 pikë në këtë periudhë.

Përkundrazi, Barcelona ka qenë një makineri e pandalshme në dy muajt e fundit, duke ngushtuar se tepërmi diferencën në vetëm një pikë aktualisht. Në të vetmen ndeshje në të cilën ekipi Blaugrana është ndalur, ka qenë kundër Cadiz, pas një gabimi të mbrojtësit Clement Lenglet. Ata kanë fituar 9 duelet e tjera. “El Clasco” e kësaj të shtune do të jetë një provë e rëndësishme për të parë dhe forcën e kësaj Barcelone. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP