Nga arbitri i arrestuar tek stadiumi me çati, mediat polake shkruajnë për sfidën me Shqipërinë
Shqipëria do t’i nisë ndeshjet eliminatore për Euro 2024 nga Varshava. Sfida me Poloninë ofron emocione duke marrë në konsideratë edhe faktin se të dyja skuadrat ishin në të njëjtin grup për kualifikueset e Botërorit 2022, ndeshje që shkuan të dyja në favorin e polakëve. Mediat vendase atje kanë shkruar me detaje për këtë ndeshje, duke u ndalur që nga arbitri e deri tek çatia e stadiumit.
Një gjyqtar “i përfshirë në krime”
Media polake, TVP, është ndalur tek një episod i Vinçiç, i cili është arrestuar më herët nga autoritetet sllovene. Ai u vu në pranga asokohe si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që merrej me prostitucion, armëmbajtje pa leje dhe drogë.
Dhimbje koke për Santos
Ferndando Santos me të vërtetë ka fituar Kupën e Europës me Portugalinë, por kjo aventurë me Poloninë nisi në mënyrën me të keqe. Humbja me Çekinë duket se nuk ndikojnë në pozitat e tij për momentin pasi bëhet fjalë për vetëm një ndeshje deputuese.
Stadiumi
Ndeshja Poloni-Shqipëri do të luhet në stadiumin kombëtar në Varshavë. TVP shkruan se zyrtarisht është e vendosur që të luhet me çati të mbyllur. Ky vendim është marrë pas një takimi të delegatit të UEFA-s me Federatën Polake të Futbollit.