Nga Bernardo Silva te Lewandowski, zbulohen objektivat e Juves në merkato

Juventus nuk po mendon vetëm për përforcimin e sulmit, por po përgatit një revolucion të gjerë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor mbetet sigurimi i një vendi në katërshen e parë, që garanton pjesëmarrjen në UEFA Champions League.

Ndërkohë që rinovimi i Dusan Vlahovic duket shumë pranë dhe në horizont shfaqen pista si Jonathan David apo Randal Kolo Muani nga Paris SG, drejtuesit bardhezi po fokusohen edhe te lojtarët që dalin si lojtarë të lirë.

Mes emrave të monitoruar janë Zeki Çelik, Robert Lewandowski, Leon Goretzka i Bayern Munich, si dhe ish-mesfushori i Milanit Franck Kessié, aktualisht te Al-Ahli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi më i madh mbetet Bernardo Silva, i cili pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Sipas raportimeve, Juventusi ka nisur tashmë kontaktet me agjentin e tij Jorge Mendes, por konkurrenca për portugezin është e fortë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pengesa kryesore mbetet paga e lartë e lojtarit, rreth 10 milionë euro në sezon. Në këtë pikë, vendimi final do të varet nga vetë Bernardo Silva, i cili duhet të zgjedhë mes një kontrate më të majme financiarisht apo vazhdimit të karrierës në nivelet më të larta europiane, edhe me një pagë më të ulët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?