Nga Mbappe te Ronaldo, ja yjet e futbollit që po bëhen pronarë klubesh

Vitet e fundit është rritur ndjeshëm fenomeni i futbollistëve që investojnë në klube, duke ndërtuar projekte afatgjata dhe duke siguruar ndikim edhe pas përfundimit të karrierës aktive.

Rasti më i fundit që ka rikthyer këtë trend në qendër të vëmendjes është ai i Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ka blerë 25% të aksioneve të Almerías përmes kompanisë së tij “CR7 Sports Investments”, në një marrëveshje që llogaritet mes 20 dhe 25 milionë euro. Më herët, Ronaldo kishte siguruar edhe 15% të aksioneve të Al-Nassr FC, duke konsoliduar praninë e markës së tij në tregun e futbollit.

Një tjetër emër i madh që ka hyrë në botën e pronësisë së klubeve është Kylian Mbappé. Në vitin 2024 ai u bë aksionari kryesor me 80% të aksioneve te SM Caen. Projekti i tij synon forcimin e akademisë, stabilitet financiar dhe rikthimin e klubit në elitën e futbollit francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Luka Modrić ka zgjedhur të investojë në Angli, duke hyrë si aksionar minoritar te Sëansea City A.F.C., me fokus në rritjen e imazhit ndërkombëtar dhe konsolidimin ekonomik të klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Amerikën Latine, Lionel Messi dhe Luis Suárez themeluan në vitin 2025 klubin Deportivo në Uruguai. Projekti ka siguruar tashmë ngjitjen e parë dhe synon të bëhet një pikë referimi për futbollin vendas.

Ndërkohë, portieri belg Thibaut Courtois u bë aksionar strategjik i Le Mans përmes platformës “NxtPlay Capital”, në kuadër të një plani zhvillimi afatgjatë.

Në Belgjikë, N’Golo Kante bleu 100% të aksioneve të Royal Excelsior Virton, duke shpëtuar klubin nga vështirësitë financiare dhe duke investuar në rritjen e talenteve të rinj.

Së fundmi, edhe Vinícius Junior, së bashku me investitorë brazilianë dhe spanjollë, mori rreth 80% të aksioneve të Alverca, me synimin për ta shndërruar klubin portugez në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e lojtarëve të rinj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?