“Nga një vilë në Bodrum nëse Turqia kualifikohet në Botëror”, premtimi nga kreu i federates turke
Atmosferë e ndezur në kampin e Turqisë në prag të finales së “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 ndaj Kosovës, që do të zhvillohet më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri.
Gjatë stërvitjes së fundit të përfaqësueses turke, i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Turke të Futbollit, İbrahim Hacıosmanoğlu, i cili ka motivuar skuadrën me një premtim të pazakontë.
Sipas raportimeve të mediave turke, kreu i federatës u ka garantuar futbollistëve shpërblime luksoze në rast kualifikimi, duke premtuar se do t’u dhurojë nga një vilë në Bodrum.
“Kemi 22 vite që nuk arrijmë të kualifikohemi në Botëror. Nëse e arrijmë këtë objektiv, do të paguaj personalisht për vilat e lojtarëve,” mësohet të ketë deklaruar ai.
Ky premtim vjen si një shtysë shtesë për skuadrën turke, që synon të rikthehet në skenën më të madhe të futbollit botëror pas më shumë se dy dekadash mungesë.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?
Results
Vota totale: 195

