Nga Prishtina në Tiranë, ish-basketbollisti kosovar bën 257 km në këmbë
Ish-basketbollisti i njohur, Fikret Shatri ka arritur me sukses maratonën historike, e gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë. Shatri ishte nisur dy ditë më parë në ora 18:00 nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë duke arritur pak minuta më parë me sukses në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.
Vrapimi i atletit Shatri është quajtur me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”. Një maratonë e tillë nga një atlet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, raporton “botainfo”.
Fikret Shatri gjithashtu disa ditë më parë bëri bujë pasi vrapo nga Prishtina në Istog, por maratona e fundit do të mbetet gjatë në memorien e tij.