Nga qesharak në hero, Reina rikthen Milanin te fitorja ndaj Genoas (VIDEO)

Milani më në fund rikthehet në rrugën e fitoreve pas 3 humbjeve radhazi. Kuqezinjtë kanë triumfuar me përmbysje 2-1 ndaj Genoas në transfertë. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për vendasit që humbën kapitenin Criscito pas 11 minutash për shkak të një dëmtimi. Gjithsesi në fundin e pjesës së parë, Schone arrin që të gjejë golin e avantazhit, falë edhe një gabimi qesharak të portierit Reina.

 

Milani e nisi me ritëm të frikshëm fraksionin e dytë, duke arritur që të përmbysë gjithçka për 4 minuta. Pas një nisje të shpejt të topi, Theo Hernandez shkëputet mjaft mirë në krahun e majtë dhe më pas arrin që të mposhtë portierin Radu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas Leao arrin që të fitojë një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Biraschi, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq. Nga pika e bardhë Kessie arrin që të shënojë golin e dytë. Skuadra e Giampaolos e komplikoi ndeshjen 10 minuta nga fundi, pasi Calabria u largua me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Në kohën shtesë Genoa fiton penallti, por portieri Reina arrin që ta ndalë nga pika e bardhë duke i dhënë një fitore të rëndësishme ekipit të tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?