Nga refuzimi i Perez në 2019, tani Reali mendon rikthimin e CR7

Mundësia për të parë përsëri Cristiano Ronaldon në La Liga po entuziazmon gazetat sportive në Spanjë. Sipas asaj që ka zbuluar “As”, historia e rikthimit mes Florentino Perez dhe CR7 mban datën 29 korrik 2019, kur të dy u takuan për herë të parë pas largimit të kampionit portugez për në Torino. Me atë rast, presidenti i Realit i kërkoi Ronaldos të kthehej në Madrid duke marrë një “ya no” (jo më) si përgjigje.

Situata për momentin, është shumë e ndryshme nga një vit e gjysmë më parë. Në atë kohë Ronaldo kishte fare pak që ishte transferuar , teksa shpresonte që të rikthente Juventusin te triumfet në Champion League.  Tani gjërat janë ndryshe. Pas tre sezonesh pa sukses në Evropë, drejtuesit e Juventusit kuptuan se sa e vështirë është të menaxhosh ekonomikisht një lojtar si portugezi. Me pak fjalë, Ronaldo nuk është më një i paprekshëm.

Mundësia e një kthimi në Madrid, si theksojnë disa gazeta spanjolle, është më se konkrete. Përmenden nga siguria e një bisede mes Jorge Mendes dhe drejtuesve të merengues, tek plani i Florentinos për të teseruar CR7 për një vit, para se të hidhet në sulm për dy objektivat Blancos për të ardhmen e sulmit: Mbappé ose Haaland, i cili do të mbërrinin në verën e 2022.

SHKARKO APP