“Nga sot mund të më quani mister”, Del Piero merr licencën e trajnerit UEFA Pro

Alessandro Del Piero tashmë mund të quhet zyrtarisht “mister”. Legjenda e Juventusit ka përfunduar me sukses kursin e trajnerëve në Coverciano, duke fituar licencën UEFA Pro, e cila i jep të drejtën të drejtojë skuadra në Serie A, Champions League dhe në të gjitha garat kryesore ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Del Piero ka ndarë emocionet e këtij suksesi: “Nga sot mund të më quani edhe ‘mister’”, shkroi ai në Instagram, duke shfaqur me krenari diplomën e trajnerit dhe temën e tij me titull “Njëri për të gjithë (të gjithë për njërin)”.

“Faleminderit FIGC dhe të gjithë pedagogëve që më shoqëruan në këtë rrugëtim. Jam mirënjohës për çdo person që bashkëpunoi dhe ndau me mua këtë përvojë formuese kaq të rëndësishme”, shkruan ish-kapiteni i Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një falënderim të veçantë Del Piero ia drejtoi familjes:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një falënderim i veçantë për fëmijët dhe bashkëshorten time për mbështetjen e tyre gjatë këtyre viteve studimi dhe për surprizën e mrekullueshme që më bënë sot në Firence, duke u shfaqur në mbrojtjen e temës sime, e cila përmbledh një pjesë të rëndësishme të eksperiencës sime profesionale dhe njerëzore, si dhe vizionin tim për futbollin dhe rolin e trajnerit. Faleminderit!”

Del Piero i bashkohet kështu listës së ish-kampionëve që kanë marrë rrugën e trajningut pas një karriere të lavdishme si futbollist. Tani pritet të shihet se cila do të jetë aventura e tij e parë si trajner. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?