Nga Szczesny te Soule, Juventusi kërkon të arkëtojë 100 milionë euro nga shitjet në merkato

ROME, ITALY - MAY 05: Bremer of Juventus celebrates scoring his team's first goal with teammates during the Serie A TIM match between AS Roma and Juventus at Stadio Olimpico on May 05, 2024 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Trajneri i ri i Juventuesit, Thiago Motta kërkon të ndërtojë një skuadër në perfeksion për sezonin e ri. Që në ditët e para ai ja ka bërë të qartë drejtuesve dhe listën e lojtarëve të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Arsyet janë të shumta, që nga çështjet ekonomike deri të karakteristikat e tyre që nuk përshtaten me futbollin sulmues që kërkon të ndërtojë. Thuajse një skuadër e tërë në shitje që pritet të sjell dhe 100 milionë euro në arkat e klubit torinez.

“Corriere dello Sport” bën një pasqyrë të situatës, duke filluar me Szczesny. Portieri polak fiton 6 milionë neto në sezon, tashmë është zëvendësuar nga Di Gregorio dhe po shqyrton ofertat arabe.

Mbrojtësit që janë në shitje janë: De Sciglio, Huijsen, Rugani dhe Tiago Djalò. Juve kërkon 30 milionë euro për Huijsen që ndiqet nga PSG, ndërsa nga mbrojtësit e tjerë dhe portieri synojnë të fitojnë disa milionë të dobishme.

Në mesfushë janë McKennie dhe Nicolussi Caviglia me valixhe në dorë. Amerikani mund të shkojë te Inter Miami dhe vlerësohet nga Giuntoli nga 15 deri në 18 milionë, ndërsa mesfushori vendas mund të kalojë në Seria B për 2 deri në 3 milion euro.

Chiesa në listën e largimeve , por ofertat prej 25 milionësh janë të pakta. Së fundi, duhen përmendur Soulé (për të cilin Roma dhe Leicester po luftojnë fortë), Kostic dhe Milik (aktualisht të lënduar dhe për këtë arsye do të jetë më e vështirë për të gjetur ekip). /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP