Ngjarje e rëndë në Bullgari, trajneri humbet jetën pasi goditet nga rrufeja
Futbolli bullgar në zi. Një trajneri futbolli u godit në mënyrë të papritur nga rrufeja gjatë një ndeshje futbolli. Agjencia shtetërore e lajmeve BTA raportoi se incidenti fatal ndodhi të dielën gjatë një ndeshje miqësore midis dy fshatrave në Bullgarinë qendrore, Lessichovo dhe Chernogorovo.
Ivan Ranchev, 41 vjeç, trajner i ekipit mik, humbi jetën në vend nga rrufeja pas një stuhie të fortë që goditi fshatin menjëherë pas fillimit të ndeshjes.
Një ambulancë shkoi menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar trajnerin, por përpjekjet e tyre nuk e shpëtuan dot. Disa lojtarë u rrëzuan gjithashtu nga vala e goditjes, por nuk u plagosën rëndë. /R.Lika-Koha Jone/