FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngjarje horror: Sportisti australian djeg të gjallë veten, gruan dhe tre fëmijët

Një ngjarje horror ka ndodhur në Australi, ku sipas mediave të huaja  ish-ylli i Rugby, lojtari i skuadrës së NRL Rowan Baxter ka kryer një krim të rëndë duke vrarë të gjithë familjen e tij dhe veten.

Sportisti ka vendosur që të djegë të gjallë të gjithë anëtarët e familjes së tij, duke lyer fillimisht makinën brenda me benzinë dhe duke i vënë flakën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda saj ndodheshin e gjithë familja, Rowan, Hannah bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët Laianah, Aaliyah dhe Trey.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat australiane thonë se gruaja e tij kishte arritur të shpëtonte nga zjarri që kishte përfshirë makinën, por për shkak të djegieve të mëdha në të gjithë trupin ka ndërruar më pas jetë në spital.

Sipas dëshmitarëve, Baxter i kishte vënë flakën makinës dhe më pas ishte futur në të, për t’u djegur i gjallë së bashku me familjen e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?