Ngjarje shokuese në Turqi/ Presidenti i ekipit Ankaragucu godet me gr*sht arbitrin, shikoni pamjet (VIDEO)

Një ngjarje e turpshme dhe shokuese ka ndodhur se fundmi në Turqi. Presidenti i skuadrës Ankaragucu, ka bërë veprime të pafalshme.

Faruk Koca zbriti në fushë sapo mbaroi ndeshja (1-1) mes skuadrës që ka në pronësi, dhe Rizesporit. Ai i drejtohet trupës së gjyqtarëve dhe godet direkt grusht kryesorin Umut Meler, me këtë të fundit që rrëzohet menjëherë përtokë.

Arsyeja e këtij agresioni fizik ishte një penallti e dhënë në minutën e 97-të kundër ish-skuadrës së tij, e cila u shndërrua në gol. Ai është goditur edhe me shqelma në momentin që ishte i shtrirë në fushë. Episodet e dhunës u neutralizuan nga ndërhyrja e forcave speciale që larguan gjyqtarët nga fusha, ndërkohë që për presidneitn dhe ekipin e tij pritet të ketë një dënim shumë të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
YouTube player

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?