Ngoo rrëfen tmerrin nga tërmeti: Mendova se ishte bombë, iu drejtova Zotit!

Michael Ngoo, sulmuesi anglez i Tiranës, në një rrëfim për Supersport, ka treguar momentet e panikut dhe frikës për tërmetin e datës 26 nëntor, në orët e para të mëngjesit.

 

“Jetoj në katin e 7-të të një pallati dhe e ndjeva që lëkundej i tëri. Më shkoi mendja që do ishte diçka natyrore ose një bombë. U çova menjëherë dhe thashë me vete: “Çfarë po ndodh?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iu drejtova Zotit dhe i thashë të më falte mëkatet që kisha bërë! Në fund, kur pushoi gjithçka, iu drejtova me një “faleminderit”. Mora çelësat dhe vesha pantallonat që të zbres. Pashë njerëz dhe kuptova se kishte rënë tërmet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ishte diçka normale. Është diçka që nuk e kam përjetuar më parë në jetë. Ishte një situatë shumë e trishtë, dhe mendja të shkon tek personat që humbën jetën dhe i shpreh ngushëllimet e mia”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?