Nico Paz shkëlqen në Champions, rekord historik me fanellën e Como-s
Nuk shënoi gol, por Nico Paz la gjurmë të forta në debutimin e tij në Champions League me fanellën e Como-s. Argjentinasi ishte protagonist me dy asistime në fitoren e thellë 4-1 ndaj Leipzig, duke hyrë në historinë e kompeticionit.
Në moshën 22 vjeç e 2 ditë, Paz u bë mesfushori më i ri që arrin të japë më shumë se një asist në një ndeshje të vetme të Champions League, që prej Aleksandar Stankovic. Futbollisti i Club Brugge kishte arritur të njëjtën statistikë më 28 janar 2026, në sfidën ndaj Marseille, kur ishte 20 vjeç e 178 ditë.
Për Nico Paz, megjithatë, kjo mbrëmje ishte e veçantë jo vetëm për rekordin. Argjentinasi konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij në projektin e Como-s, duke qenë vendimtar në një nga netët më të mëdha të historisë së klubit italian.
Dy asistimet e tij ndihmuan Como-n të triumfonte bindshëm dhe të niste aventurën europiane me një rezultat spektakolar. Një debutim pa gol, por me dy asistime, një rekord dhe një mesazh të qartë: Nico Paz është gati për skenën e madhe.
KOHA JONË SONDAZH

