Nico Williams “shtang” Barcelonën, merr këtë vendim për të ardhmen

Barcelona prej disa javësh po ndjek me shumë interes Nico Williams, por ylli i Spanjës nuk ka ndërmend të lëviz nga Athletic Bilbao.

Bilbao është skuadra e tij e zemrës dhe sulmuesi nuk preferon ta braktisë. Të paktën edhe për një sezon. Klauzola e Nicos është 60 mln euro, ndërkohë që drejtuesit katalanas janë gati t’i japin klubit bask 70 mln në total për të refuzuar ofertat e të tjerëve.

PSG dhe Chelsea po ndjekin me kujdes situatën, por futbollisti preferon të mos lëvizë nga La Liga. Fokusi i Barcelonës për momentin është zhvendosur te Dani Olmo, një tjetër kampion Europe me Spanjën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori i avancuar pëlqehet shumë nga tekniku Hansi Flick dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me homologët e Leipzigut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?