Nigeri, boksieri Anthony Joshua i shpëton vdekjes
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë në Nigeri që i mori jetën 2 miqve të tij.
Aksidenti ndodhi këtë të hënë në autostradën Lagos–Ibadan, në verilindje të Lagos-it, kur mjeti tip Lexus Jeep me të cilin udhëtonte Joshua u përplas me një kamion të ndalur në anë të rrugës.
Sipas Federal Road Safety Corps të Nigerisë, në makinë ndodheshin pesë persona dhe dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara gjatë një manovre parakalimi.
Dy persona humbën jetën në vend, ndërsa Joshua u nxor i gjallë nga mjeti, me lëndime të lehta. Dy pasagjerë të tjerë i shpëtuan aksidentit pa dëmtime.
KOHA JONË SONDAZH

