Nis Botërori i Klubeve, Kashima në çerekfinale

Botërori i klubeve ngriti zyrtarisht siparin me sfidën e parë, atë play off mes Kashima Antlers dhe Auckland City. Ekipi japonez fitoi 2-1 këtë sfidë duke eliminuar nga turneu, kampionen e zonës së Oqeanisë duke siguruar njëkohësisht dhe një vend në çerekfinale. Në stadiumin e Yokahomas, takimi nisi me një minutë heshtje në nder të lojtarëve të Chapoconeses, që humbën jetën në fundin e muajit nëntor pas një aksidenti ajror.

Fillimisht Auckland ishte më superior duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Goli i skuadrës neozelandeze megjithatë erdhi vetëm në minutën e 50-të kur Dae Wook Kim i dha epërsinë të tijve. Kashima megjithatë e shtyrë dhe nga publiku I saj mundi të barazojë rezultatin me Akasakin në të 67-ën.

Atëherë kur u mendua se ndeshja do të shkonte në shtesë ishte Kanazaki që në minutën e 88-të I dha fitoren të tijve duke eliminuar kampionët e Oqeanisë nga turneu. Falë këtij suksesi Kashima siguroi një vend në çerekfinale ku do të ndeshet me kampionen e Afrikës, klubin afrikano-jugor të Mamelodi Sundowns, ndërsa sfida tjetër çerekfinale do të jetë ajo mes koreanëve të Jeonbuk Hyundai dhe America të Meksikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?