Nis hyrja në stadium, policia kontroll të imtësishëm tifozëve

Ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin Elbasan Arena. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, tifozët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta dhe të imtësishme të forcave të policisë.

Tifozët nuk lejohen që të kenë me vende sende të forta dhe duhet të kenë kartë identiteti.

tifozet

Swiss Digital Desktop Reklama

2000 forca policore ne gadishmeri

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 2000 forca policore janë rreshtuar para stadiumit Elbasan Arena ne prag te ndeshjes Shqiperi-Izrael.

Forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe te RENEA-s me qentë janë vendosur zinxhir ne stadiumin ku pritet te luhet ndeshja ne oren 20.45.

policia3

Forcat policore ne Elbasan Arena

policia2

Forcat policore ne Elbasan Arena

policia

Forcat policore ne Elbasan Arena

Levizja ne qytet

Të gjithë tifozët që kanë vendosur të shohin live ndeshjen Shqipëri-Izrael ne 20.45 duhet të bëhen gati sa më herët.

Policia e Shtetit ka njoftuar se tuneli që lidh Tiranën me Elbasanin do të jetë i aksesueshëm deri në një farë ore.

Lëvizja nga Elbasani në Tiranë do të jetë e lirë deri në orën 17.00

Ndërsa lëvizja nga Tirana për në Elbasan nëpërmjet tunelit do të jetë e lirë deri në orën 17.30, njofton policia.

Pas këtij orari, tuneli do të bllokohet dhe lëvizja do të mund të kryhet nga qyteti i Durrësit.

Policia njofton se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtien e këtij aktiviteti sportiv.

Ndeshja Shqipëri-Izrael është e vlefshme për eliminatoret e Rusi 2018./Ora

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?