Franca e nis mbarë, fiton 2-1 ndaj Rumanisë
Min 90 – Përfundon sfida hapëse e Euro 2016. Franca fiton ndeshjen e parë duke dalë e para në Grupin A, me 3 pikë
Min 88 – GOOOL FRANCA / Payet ka kaluar Francën në avantazh për herë të dytë falë një supergoli

Min 75 – Pas shënimit të Rumanisë, presioni ndaj Francës është shtuar. Rumania është mbyllur në mbrojtje, ndërsa francezët po provojnë nga të gjitha anët. Deschamps ka kryer zëvendësimin e dytë për përforcimin e sulmit duke nxjerrë jashtë Pogba e duke futur Martial.
Min 65 – GOOOL RUMANIA / Stancu ka barazuar shifrat në 1-1.


Min 45 – Ka përfunduar me rrjeta të paprekura gjysma e parë e ndeshjes me Francën që pati më shumë mundësi për kalimin në avantazh. Giroud, Pogba dhe Griezmann humbën tre shanse të arta për shënimin e golit.
Min 30 – Ndeshja vazhdon jo me shume raste për të dyja skuadrat, por me lojën të përqëndruar në mesfushë.
Min 18 – Griezman rrezikon portën rumune duke goditur shtyllen me topin qe perfundoi jashtë

Pas ceremonisë hapëse të kampionatit europian, Franca ka nisur ndeshjen përballë Rumanisë në “Stade de France”. Rastin më të rrezikshëm deri më tani e kishin miqtë me mesfushorin Pintilii por që gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadradit. Deciziv ishte portieri Hugo Lloris i cili gjithashtu me një pritje shpëtoi portën e gjelave.





Kampionati europian nisi zyrtarisht me ndeshjen Francë-Rumani.
Vendi organizator i këtij edicioni është edhe favoriti kryesor për fitimin e këtij turneu.





Dy trajnerët kanë bërë publike formacionet e skuadrave.
Franca
- Lloris, Evra, Rami, Kanté, Griezmann, Payet, Giroud, Matuidi, Pogba, Sagna, Koscielny
Rumania
- Tătăruşanu, Rat, Hoban, Chiricheş, Pintilii, Stanciu, Andone, Stancu, Popa, Grigore, Săpunaru
Ndeshja është e vlefshme për grupin A, ndeshja e dytë e së cilës do të luhet nesër në mesditë mes Shqipërisë dhe Zvicrës.



KOHA JONË SONDAZH

