Një 23-vjeçare bëhet presidente e klubit italian të Ternanës
Claudia Rizzo, vetëm 23 vjeç, është emëruar presidente e Ternanës, duke u bërë gruaja e parë në historinë e klubit kuqejeshil që mban këtë post.
Skuadra umbroe është blerë së fundmi nga grupi i drejtuar nga babai i saj, Gian Luigi Rizzo, dhe tashmë do të drejtohet nga një prej presidenteve më të reja në futbollin profesionist italian.
Megjithatë, edhe pse Claudia po shkruan një faqe të re në historinë e Ternanës, ajo nuk është presidentja më e re në futbollin italian: më parë ka pasur drejtues që kanë marrë këtë rol përpara moshës 30-vjeçare, duke lënë gjurmë të rëndësishme në klubet e tyre.
Tradicionalisht, posti i presidentit ka qenë i lidhur me figura më me përvojë dhe moshë të madhe, por futbolli italian po përjeton ardhjen e një brezi të ri biznesmenësh dhe pasionantësh që po sjellin energji dhe vizione të reja.

KOHA JONË SONDAZH

