Një fundjavë plot me derbi në Europë
Një fundjavë si kjo nuk keni për ta gjetur kurrë. Brirët majë më majë, në të gjithë anët e kontinentit, përvec Milan-Inter, të gjitha luhen sot, një ditë nga ato për të harruar telekomandën në Supersport dhe jo figurativisht, pasi që në orën 13:30 drejtpërdrejt nga “Teatri i Ëndrrave” vjen në skenë Manchester United – Arsenal. Vetëm emrat mjaftojnë për të futur drithërimat, por duhet ta dini se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë. IbraKadabra humbet ndeshjen e parë të sezonit në një event gala por mjafton të kujtohet se Jose Mourinho kthehet në detyrë pas pezullimit një javor për takimin me armikun e tij të madh Arsene Venger. Francezi i etiketuar si “specialist në dështim” nga Murinjo ska fituar asnjë ndeshje në Premier League kundër portugezit, dhe për takimin e radhës i duhet të vlerësojë deri në fund gjendjen e Alexis Sanches që shënoi 2 gola në fitoren 3-1 të Kilit ndaj Uruguajit. Te United Murinjo pritet të hedhë në fushë Wayne Rooney për ta rehabilituar pas dehjes pas fitores me Skocinë që e nxori në faqet e para të gazetave. Topcinjtë dy pikë larg kreut që mbahet nga Liverpool, ndërsa United plost 8 pikë larg, por në një përballje të tillë klasifikimi vlen pak, pasi luhet mbi të gjitha për prestigjin.
Nga Anglia në Gjermani aty ku aksi Dortmund-Munih pret më dysh zemrën e këtij vendi. Në mes dy skuadra që ndahen nga 6 pikë dhe 5 pozicione në klasifikim, takimi i të verdhës industriale të Rurhit dhe të kuqes së lavdishme të Bavarisë, spektaklin e premtojnë të dy palët. Dortmund -Bajern nuk është vetëm klasikja e madhe me të cilën festohet rikthimi i Bundesligës pas pauzës. Iduna Park mund të siglojë një rekord të ri, pasi Dortmundi nuk humbet në shtëpi prej 26 ndeshjesh radhazi, humbjen e fundit ja kanë shkaktuar pikërisht bavarezët. Aubameyang kundër Lewandovwskit, përballen gjigandët e Dortmundit që ka sulmin më të mirë me 25 gola një më shumë se bavarëzët që mund të krenohen me mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 6 gola të pësuar. në mes shumë rivalitet, e madje dhe një finale Championsi, një klasike absolutisht për tu shijuar.
Mbrëmja është e tëra për derbin e madridit. Një Atletiko – Real , përballje që e kemi parë në dy nga tre finalet e fundit të Championsit dhe padyshim meriton vëmendjen maksimale. Dikur vite larg njëra tjetrës, sot skuadrat e Madridit ndeshen si të barabarta në atë që është jo thjesht një derbi por një përplasje filozofish me organizimin dhe agresivitetin e skuadrës së Simones kundër koleksionit të yjeve të Zidane. Mbetet për t’u parë nëse Los Colchoneros do të arrijnë të ndalin sërish Ronaldon dhe Gareth Bale përballë një Reali që së fundmi nuk i ka shpëtuar kriticizmit, ndërkohë që Griezman është gati, ndërsa Ronaldo me një Benzema jo në 100% merr përsipër peshën e Realit në derbi. Padyshim që do të kërkojë të përfitojë Barcelona që ndeshjet më herët me Malagan, ndërkohë që në Itali, Juventus-Peskara është e rëndësishme jo vetëm për misionin e kampionëve drejt mbrojtes së titullit por edhe për prezencën e Manajt dhe Memushajt përballë bardhezinjve në Juventus Stadium.
KOHA JONË SONDAZH

