Një nga traversat më e lartë, fillimi i ndeshjes Zvicër-Lituani u shty me 15 minuta
Një episod vërtet i pabesueshëm vonoi fillimin e ndeshjes Zvicër-Lituani. Ndeshja që u luajt në St. Gallen filloi 15 minuta me vonesë sepse traversa e një porte ishte më e lartë se sa kërkohet nga rregullorja.
Disa minuta pas fillimit të ndeshjes, në fakt, një delegat i FIFA-as vuri re lartësinë e tepërt të njërës prej dy shtyllave dhe problemi u zgjidh menjëherë. Sipas matjeve të bëra nga zyrtarët e organit më të lartë të futbollit para ndeshjes, matjet e stadiumit St. Gallen nuk i plotësonin standardet dhe traversa ishte rreth pesë centimetra më e lartë se rregullorja, 2.44 metra.
Punonjësit rregulluan lartësinë e shtyllës për 15 minuta duke bërë që kjo sfidë të niste me vonesë. Ndeshja në fakt u fitua nga Zvicra e Petkovic, me një gol të shënuar nga Xherdan Shaqiri. /R.Lika-Koha Jone/