Një portugez do të vendosë dretjësi në Ukrainë-Shqipëri

Një portugez do të gjykojë ndeshjen Ukrainë-Shqipëri. UEFA ka vendosur që  ne duelin e parë të kuqezinjve të vlefshëm për Ligën e Kombeve të vërë drejtësi Luis Godinho.

38 vjeçari, nuk ka një eksperiencë të madhe në arenën europiane megjithatë UEFA i ka besuar takimin në Pragë që pritet të jetë i luftuar nga të dyja përfaqësueset.

Gudinho do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Helder Filip, të gjithë nga Portugalia. 38-vjeçari në karrierën e tij ndërkombëtare ka gjykuar në një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Ligën e Kombeve dhe 12 ndeshje miqësore.

SHKARKO APP