Një shqiptar në Ligën e Parë Angleze – Agon Mehmeti bashkohet me Oxford

Një shqiptar në Ligën e Parë Angleze. Bëhet fjalë për suluesin 27-vjeçar, Agon Mehmeti. Ish lojtari i Kombëtares Shqiptare ka nënshkruar me skuadrën e Oxford United pas eksperiencës së dështuar me turqit e Genclerbirligi.

Ai ishte një lojtar i lirë dhe në këtë mënyrë, ekipi anglez ka arritur ta federojë dhe ta prezantojë si blerjen më të fundit. Mehmeti u kërkua nga trajneri Pep Clotet me të cilin ka bashkëpunuar edhe në vitin 2010 në radhët e suedezëve të Malmoes.

Sulmuesi shqqiptar ka një eksperiencë të madhe me disa klube europiane dhe në 229 ndeshje të luajtura ai numëron 54 gola. “Jam shumë i lumtur që arrita marrëveshjen me këtë klub. E njoh trajnerin prej shumë vitesh dhe ky ishte një vendim shumë i lehtë për mua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mehmeti ka lindur në Podujevë por karrierën e ka nisur në radhët e Malmos, ndërsa me Kombëtaren Shqiptare numëron tre ndeshje në vitin 2013. Përveç karrierës në Suedi ai ka luajtur edhe me Palermon, Novaran, Olhanensen dhe Stabaek.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?