Një tjetër futbollist i Chelsea-t operohet dhe do të mungojë për disa javë

Problemet nuk kanë të sosur te skuadra e Chelsea-t pavarësisht investimeve të mëdha që janë bërë në merkato. Pas Christopher Nkunku, kapitenit Reece James dhe Wesley Fofana, një tjetër futbollist dëmtohet. Bëhet fjalë për Carney Chukwuemeka, i cili në ndeshjen ndaj Ëest Ham shënoi golin e parë me “Blutë e Londrës”, por gjithashtu pësoi edhe një dëmtim të rëndë në gju.

19-vjeçari nuk i shpëtoi ndërhyrjes kirurgjikale, teksa iu nënshtrua operacionit ditën e hënë. Ai pritet të mungojë për 1 muaj e gjysmë, duke ja vështirësuar punën trajnerit Pochettino.

Sigurisht, opsion për Pochetinon janë dy transferimet më të fundit të Chelseat, Moises Caicedo dhe Romeo Lavia të cilët pritet të aktivizohen përkrah Enzo Fernandez.

SHKARKO APP