Një tjetër ndeshje në “Air Albania”, Tirana jep njoftimin e rëndësishëm
Tirana njeh vetëm fitore nën drejtimin e Emanuel Egbo teksa këtë fundjavë do të presë Skënderbeun, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit.
Klubi bardheblu ka konfirmuar gjatë ditës së sotme, se edhe ky takim, ashtu si derbi i kryeqytetit dhe përballja me Teutën, është vendosur të luhet në “Air Albania Stadium”, aty ku skuadra ka marrë dy fitore në po kaq ndeshje.
Ende nuk janë publikuar çmimet e biletave, por ajo që ka më shumë rëndësi, është stadiumi ku do të zhvillohet super sfida e javës, ndërsa edhe këtë herë bardheblutë presin më tepër se 5000 tifozë në shkallët e “Air Albania”-s.