Një tjetër skuadër e Serisë B shfaq interes për Manajn

Pas largimit nga Pescara, Rey Manaj është në kërkim të një tjetër skuadre ku do të huazohet për pjesën e mbetur të sezsonit.

Ekipi i radhës që po shfaq interes për të është Bari, të cilët janë duke negociuar për të marrë në formë huazimi sulmuesin e talentuar të Kombëtares shqiptare, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga Interi që zotëron kartonin e lojtarit.

Bari tashmë është në konkurrencë të fortë me Perugian në Itali dhe me Las Palmas në Spanjë të cilët besojnë në aftësitë e sulmuesit shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?