Njeriu më i shpejtë i planetit: Pse nuk u bëra lojtar i Junajtid! (Foto)

Ai është njeriu më i shpejtë i planetit, që historia botërore ka njohur ndonjëherë. Ustain Bolt është kampion  i përmasave të tilla saqë edhe në legjenda, do t’ia kishin zili, por ja që ai nuk kënaqet me kaq, nuk ndalet dhe deri sa të mbyllë karrierën thotë se ka synime të tjera edhe më të mëdha.  Usain Bolt do të tërhiqet nga atletika në vitin 2017, pas Kampionatit Botëror të 100 metrave që do të mbahet në Londër. Por dëshira e tij e madhe është që deri atëherë të kthehet në sportin më të madh të të gjitha kohërave. Bolt kërkon të jetë në majat e sportit, ashtu si edhe trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, që para se të largohej fitoi aq shumë trofe në Premier League, saqë askush tjetër nuk mundet ta arrijë më atë. Atleti nga Xhamajka njihet edhe si një tifoz special i Djajve të Kuq. Nën drejtimin holandezit Luis Van Gaal, punët nuk po shkojnë aq mirë tek Manchester United.  –“Për mua nëse kërkon të implementosh një stil të ri, së pari duhet të punosh ca kohë më tepër jashtë orarit me ekipin. Nuk mendoj se kjo metodë kaq enë efikase, aq më tepër që tek Manchester United gjatë një sezoni janë ndërruar shumë lojtarë,” – shprehet Bolt. – “Van Gaal kërkon të thyejë ekipet e tjera me një stil të tijin, por kjo nuk i përshtatet Manchester United. Nëse ai ka krah vetes Gigs e Scholes, dhe i dëgjon, do të ishte më mirë. Mata është i mirë, por i shkurtër, Rooney si mesfushor duhet të lëvizë më shpejt. Ashtu si Hazard apo disa lojtarë të tjerë të Arsenalit,” – shprehet Bolt, që dikur donte të bëhej edhe futbollist. – “Mendoj për futbollin dhe kam dashur të luaja për ekipin e Junajtid, kur drejtohej nga Aleks Ferguson. Por tani ai është tërhequr. Unë mund të luaja si lojtar krahu, i majtë,” – thekson Bolt, që e ka shprehur edhe më herët këtë dëshirë.

Tre heronjtë e sportit, që udhëheqin Usain Bolt

I pyetur se cilët janë tre sportistët e tij të preferuar, më të mirët e historisë botërore, Bolt përgjigjet:  – “Muhammad Ali, Michael Jordan e  Michael Johnson.” Por nëse fiton sërish në Rio vitin tjetër, ai do të jetë i pari sportist që fiton tre herë radhazi titullin kampion në 100 metra – pa harruar edhe atë të 200 metrave dhe garën me pengesa. Kjo do t’i jepte atij statusin e një legjendari, krah Muhamde Ali. Nëse Ali u vlerësua si atleti më i madh i shekullit të 20-të, mundet Bolt që tani të pretendojë kurorën e shekullit të 21-të? – “Çfarë dëshiroj?,” – thekson ai. – “Për shumë vite kam menduar të bëhem një legjendë. Dua të kujtohem si një ndër sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.” Por çfarë e pengon një atlet të tillë, që ka detyruar shkencëtarët të studiojnë sesi është e mundur që një njeri pa rivalë në pistë, të kapë norma të tilla shpejtësie, të paimagjinueshme me për njerëzit e tjerë normalë.  Bolt thotë se i pëlqen gara, i pëlqen të matet me të mirët në botë, sepse rezulton të jetë ai deri tani më i miri mes më të mirëve që ka pasur përballë vetes.   

Swiss Digital Desktop Reklama

Rekordet e pabesueshme të Usain Bolt

Swiss Digital Mobile Reklama

Bolt ishte atleti i parë në historinë botërore që i përshkroi 200 metra për më pak se 20 sekonda, kur ende nuk kishte mbushur 20 vjeç. Ai ishte vetëm 17 vjeç kur vendosi një rekord botëror për 19.93 sek  në “Lojërat Carifta”, në Hamilton të Bermudasi, më 2004. Në lojërat Olimpike “Pekin 2008” ai u bë njeriu i parë në historinë e Olimpiadës që fitoi 100 metra dhe garën në 200 metra duke vendosur një rekord botëror. Ai bëri të njëjtën gjë edhe në garën  4x100m me pengesa.

Në vitin 2009 ai përmirësoi rekordin në 100 metra nga 9.69 në 9.58 sekonda, gjatë garës së Kampionatit Botëror që u zhvillua në Berlin. Mbetet që të thyhet ky rekord.

Katër vjet pas Lojërave Olimpike 2008, Bolt siguroi në Londër 2012 një status prej legjendari duke fituar medalje ari në të tre gara më të rëndësishme të sprintit.

Tashmë  28-vjeç ai është atleti mashkull më i deklaruar në historinë e Kampionateve Botërore, me tetë medalje ari dhe dy argjendi.

A.M / Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?