Nji hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni

Historia e lindjes së lojës së topkambës në Shqipni ashtu sikur pjesa ma e madhe e historisë së vendit tonë ka edhe ajo hendeqet e saj, që duhen hulumtue e vu në vendin që i takon.

Gjithëherës ia kemi atribue lindjen e futbollit në Shqipni nji të quajtuni Ruter, prift maltez thojshin që vizitoi Seminarin Jezuit në Shkodër gjatë shek. XIX. Kështu e kemi marrë të mirëkenun edhe këtë rrëfim gojor duke e bart deri më sot.

Pas nji hulumtimi disa mujor kam vertetue se Ruter ashtë prifti jezuit hollandez 𝙅𝙖𝙣 𝙋𝙝𝙞𝙡𝙞𝙥𝙥 𝙍𝙤𝙤𝙩𝙝𝙖𝙖𝙣, 𝙎.𝙅. (1785-1853) i cili ishte epror i përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit. Në vitin 1840 ai u kërkoi tre misionarëve jezuit italian 𝙑𝙞𝙣𝙘𝙚𝙣𝙯𝙤 𝘽𝙖𝙨𝙞𝙡𝙚, 𝙂𝙞𝙪𝙨𝙚𝙥𝙥𝙚 𝙄𝙜𝙣𝙖𝙯𝙞𝙤 𝙂𝙪𝙖𝙜𝙡𝙖𝙩𝙖 dhe 𝙎𝙖𝙡𝙫𝙖𝙩𝙤𝙧𝙚 𝘽𝙖𝙧𝙩𝙤𝙡𝙞 të vinin në Shkodër për ngritjen e misionit jezuit aty.

Kështu në 1842 nga 3 jezuitët u arrit të themelohej Seminari Jezuit dhe ma vonë më 17 tetor 1878 nga 𝙇𝙪𝙞𝙜𝙞 𝙄𝙜𝙣𝙖𝙯𝙞𝙤 𝙈𝙖𝙯𝙯𝙖 u hap shkolla e mesme “Shën Françesk Saveri” e njohur si Kolegja Saveriane.

Detajet nga fotografia e Kolegjit Saverian e shkrepun nga Marubi në 1878, tek pozojnë nxanësit e vitin të parë të hapjes së shkollës, janë deshmi e randësishme për të kuptu zhvillimin e sporteve në të njajten kohe sikur në vendet ma të emancipume të Evropës. Pra historia e jonë me futboolin nuk fillon në 1913 me ndeshjen ndërmjet Indipendencës dhe skuadres së detashmentit austriak dhe as me krijimin e Vllaznisë në 1919, por rreth 20 vite ma përpara. Ky ashtë vetem fillimi i nji hulumtimi i cili tenton me saktësu historinë e fillimeve të futbollit.

Në këtë ditë të ndeshjes ndërmjet Shqipnisë e Italisë, i shkon përshtat ky kontribut edhe italianëve që erdhen e përhapjen e sportet në Shqipni.

Luçjano Bedeni

SHKARKO APP