Njihuni me 5 trajnerët më të mirë të dekadës së fundit në futboll

Me mbyllen e vitit 2019,do të mbyllet një dekadës që ka parë shumë ndryshime në botën e futbollit. Nuk kanë munguar as strategët novator, revolucionarë, fitues, konservator, por gjithmonë fitues. Më poshtë “Koha Jone” ju sjell 5 prej tyre.

5 – Massimiliano Allegri

6 kampionate, 3 Superkupa, 4 Kupa Italie dhe një seri e gjatë me trofe individual Në Itali, Massimiliano Allegri ka shkruar historinë. Nuk arriti në Europe, atje ku nuk shkoi më shumë se dy finale me Juventusin, të cilat i humbi ndaj Barcelonës dhe Realit.

4 – Jurgen Klopp

Një ndër trajnerët më të dashur në vitet e fundit. Strategu gjerman fitoi dy kampionate me Dortmundin duke thyer hegjemoninë e Bayernit, ndërkohë që me Liverpoolin arriti sezonin e kaluar e Europës dhe të Botës këtë mua. E ka kthyer Liverpoolin në një ekip të frikshëm.

3 – Diego Pablo Simeone

Mënyra e tij e lojës i ka ndarë tifozët në atë që e duan dhe ata jo, por ai ka arritur që të marrë më të mirën nga ekipi i tij. Strategu argjentinas triumfoi në dy finale në Europa League dhe Superkupën e Europës, arriti që të fitonte La Ligan para Realit dhe Barcelona dhe shkoi dy herë në finalen e Championsit pa mundu ta fitonte.

2- Zinedine Zidane

Ka fituar 3 Champions League radhazi. Nuk ka nevojë për shumë shpjegime të tjera. Mori drejtimin e madrilenëve si trajner i përkohshëm, por brenda një periudhë të shkurtër e mbajti në majën e Europës.

1- Pep Guardiola

Në 10 vitet e fundit, ka fituar praktikisht çdo gjë në 3 shtete të ndryshme. Në palmaresin e tij të pafund, ka lënë një kontribut të madh në historinë e futbollit, duke rikthyer futbollin total të Cesarinit, Michels, Cruyff dhe Sacchit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP