FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njihuni me Olmon, ish-bizenesmeni që pushtoi fushën i zhveshur në duelin Granada-United

Mbrëmjen e djeshme, në duelin mes Granadas dhe Manchester United, një tifoz tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi hyri nudo në fushën e lojës. Olmo Garsia, quhet personi i cili u fut në fushë, tërësisht i zhveshur. Mund të jetë i panjohur për të gjithë ndjekësit e futbollit dhe në botë, por jo për qytetarët e Granadës në Spanjë.

Garsia prej 4 vitesh qëndron nudo nëpër qytet dhe nuk vishet kurrë. 37-vjeçari në të kaluarën ka qenë biznesmen, teksa ka punuar edhe për ushqimin e atletëve.

Në Granada, Olon e njohin si një person shumë humanist, teksa në një intervistë të dhënë më parë, ai është shprehur se duke ndenjur nudo gjen qetësinë, teksa shton se kështu trupi i tij mund të marrë më shumë vitamina.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk protestoj kurrë për diçka, por vetëm bashkëpunoj. Paqja në botë për mua është harmonia dhe fjalët e bukura. Unë dua një jetë pa sëmundje, pa stres dhe pa depresion. Duke qëndruar i zhveshur, unë gjej qetësinë. Kështu lëkura merr më shumë vitamina. Policia më ka ndaluar 5 herë, por nuk jam gjobitur kurrë”, tha Olmo Garsia në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?