Njihuni me skandalin më të madh të korrupsionit në botë, hetime edhe për Kupën e Botës më 2014
Sporti E Enjte, 20 Maj 2021 13:42
Hetuesit po e përcaktojnë nëse ryshfetet janë zgjatur edhe në kontratat e ndërtimit të vendeve për Olimpiadën e vitit 2016 të mbajtur në Rio de Janeiro, por dhe për Kupën e Botës në futboll më 2014. Zyrtarët e “Odebrecht” dërgonin para kesh përreth globit, nga një llogari bankare në tjetrën, në xhepat e politikanëve të Meksikës, Venezuelës, Argjentinës, Perusë, Mozambikut e Kolumbisë. Ryshfetet nganjëherë shkonin përmes katër llogarive bankare para se të arrinin në destinacionin e fundit, sipas marrëveshjes së pranimit të fajësisë mes kompanisë dhe zyrtarëve amerikanë.
Ndër të tjera, disa ish-presidentë latino-amerikanë mund të përballen me burg nëse gjendet se janë përfshirë në ryshfete, dhe një prej tyre veç se është zhdukur. Këtë muaj, një gjykatës amerikan do të japë vendimin nëse kompania “Odebrecht” duhet ta paguajë gjobën rekorde prej 4.5 miliardë dollarësh, gjobë të cilën kompania ka thënë se nuk mund ta paguajë.
KOHA JONË SONDAZH

