Njoftimi i Ambasadës amerikane: Aplikoni tani për viza për të ndjekur Botërorin 2026

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet për herë të parë në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
Për të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin ndeshjet në kontinentin amerikan, sidomos nëse kualifikohet edhe kombëtarja kuqezi, ambasa amerikane inkurajoi sot aplikimin e menjëhershëm për viza.

Ambasada amerikanë në Tiranë përmes një publikimi të bërë në Facebook ka bërë me dije se: “Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë tani”

Fitorja në transfertë ndaj Andorrës e kombinuar me humbjen 2-0 të Serbisë në fushën e Anglisë, i ka dhënë Shqipërisë kualifikimin historik në fazën play-off të Botërorit – për herë të parë në historinë e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?