Nota që mediat italiane i vënë Strakoshës në fitoren 4-1 ndaj Milanit

Milan u shkatërrua 4-1 nga Lazio në një ndeshje të luajtur në “Olimpico”. Ai që shkëlqeu ishte Immobile që realizoi 3 gola. Te më të dobëtit ishte mbrojtësi Bonuçi. Nuk kanë munguar elozhet në fund të ndeshjes për portierin shqiptar të Lacio, Thomas Strakosha. Më poshtë lapsi.al sjell disa nga komentet.
SportMediaset/ Strakosha 6,5 – Sa vlerë ka një portier pas një rezultati 4-1? Vlen sepse ai ka bërë gjithçka duhet dhe ashtu siç duhet.
Eurosport/ STRAKOSHA 6 – Një administrim konstant në të dyja pjesët. Gjendet gati në goditjet e lojtarëve të Milanit që nuk e surprizojnë. 
CalcioMercato/ Strakosha 6,5: Nuk u impenjua asnjëherë duke e shijuar si spektator goleadën e bardhekaltërve. Suso e zgjoi në të dytën, Milani u rrit, por ai nuk lëshoi terren. Te goli i Montolivo nuk kishte çfarë të bënte.
TuttomercatoWeb/ Strakosha 6 – Ofron siguri te skuadra në prapavijë si te ndërhyrjet ashtu edhe te nisja e topit. Nuk ka çfarë të bëjë te goli i Montolivo./lapsi.al/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=N2Wp2Jl1aRo” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?