Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët protestues
  • Kritika ndaj Ramës
  • Përplasja te Katedralja
  • Peticioni për Ramën
  • Ujëhedhëse në Rinas
  • Vrasja në Kamëz
  • Pagat e policëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët protestues
  • Kritika ndaj Ramës
  • Përplasja te Katedralja
  • Peticioni për Ramën
  • Ujëhedhëse në Rinas
  • Vrasja në Kamëz
  • Pagat e policëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Notat e merkatos për ekipet e mëdha të Serie A, Roma vlerësohet më lartë

Sporti E mërkurë, 2 Shtator 2026 09:57
Notat e merkatos për ekipet e mëdha të Serie A, Roma vlerësohet më lartë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Merkatoja e verës në Serie A ka sjellë lëvizje të rëndësishme, me klubet e mëdha që kanë investuar për të përforcuar skuadrat në funksion të sezonit të ri. Disa prej tyre kanë arritur të plotësojnë kërkesat e trajnerëve, ndërsa të tjera kanë mbetur me disa pikëpyetje.

Roma – Nota 9

Mund t'ju interesojë

Ertjan Kofsha kampion Europe, peshëngritësi shqiptar shkëlqen në Durrës

Ertjan Kofsha kampion Europe, peshëngritësi shqiptar shkëlqen në Durrës

Para 10 orësh
Trajneri Pellegrini rrezikon 12 ndeshje pezullim pas kritikave ndaj arbitrit

Trajneri Pellegrini rrezikon 12 ndeshje pezullim pas kritikave ndaj arbitrit

Para 11 orësh
Messi pushton edhe botën bimore, një specie e re në Andet peruane merr emrin e tij

Messi pushton edhe botën bimore, një specie e re në Andet peruane merr emrin e tij

Para 11 orësh

Roma del si një nga fitueset e mëdha të merkatos. Gian Piero Gasperini ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj drejtuesve për të afruar lojtarët që kërkonte dhe në fund duket se ia ka dalë.

Edhe në orët e fundit të merkatos, trajneri italian ndërhyri për të shmangur largimin e Koné drejt Chelsea-t. Tashmë Roma ka një skuadër që mund t’u shkaktojë probleme të gjithë kundërshtarëve, ndërsa një nga pikat më të forta është fakti se ka alternativa cilësore në pothuajse çdo pozicion.

Inter – Nota 8.5

Merkatoja e Interit është shumë pranë perfeksionit. Objektivi Palestra ishte i vetmi që nuk u realizua, ndërsa në pjesën tjetër drejtuesit kanë bërë një punë të rëndësishme.

Spence është afruar për të përforcuar krahun e djathtë, ndërsa Curtis Jones ishte një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Chivu. Mbrojtja është riformuar, por pa prekur bazën historike të skuadrës.

Në repartin ofensiv, vendimi për të mos bërë ndryshime të mëdha duket i arsyeshëm, edhe pse Chivu mund të kishte preferuar një sulmues të pestë me karakteristika të ndryshme.

Milan – Nota 8.5

Milani merr një vlerësim të lartë për merkaton. Gonçalo Ramos konsiderohet një përforcim shumë i mirë, pavarësisht disa pasigurive të shfaqura në paraqitjet e para. Mario Gila, nga ana tjetër, ka konfirmuar menjëherë se është një mbrojtës i nivelit shumë të lartë për kampionatin italian. Një tjetër zgjedhje interesante është promovimi i Cissé-s në ekipin e parë.

Tani vëmendja është te Moreira dhe Hutchinson, ndërsa Ruben Amorim ka arritur të mbulojë disa pozicione duke përshtatur lojtarët në role të ndryshme – një zgjidhje që deri tani ka funksionuar mirë.

Como – Nota 8

Como ka zhvilluar një merkato të nivelit shumë të lartë, të denjë për një klub që synon të konkurrojë në nivelet më të larta.

Me pjesëmarrjen në Champions League, Cesc Fàbregas ka marrë përforcimet që kishte kërkuar, përfshirë edhe transferimin e shumëdiskutuar të Kean.

Skuadra e tregoi në ndeshjen ndaj Napolit se është tashmë konkurruese dhe ka alternativa në të gjitha repartet. Kjo i jep Fàbregasit mundësinë të ndryshojë edhe skemën gjatë ndeshjeve. Como pritet të jetë një nga skuadrat që do të dhurojë spektakël këtë sezon.

Juventus – Nota 7

Luciano Spalletti kishte kërkuar një qendërsulmues, një mesfushor organizator me teknikë dhe një mbrojtës të majtë. Megjithatë, sipas vlerësimit, Juventus nuk ka arritur t’i plotësojë në mënyrë perfekte këto kërkesa.

Ëoltemade shihet si një lojtar me potencial të madh, por profili i tij i ngjan më shumë një trekuartisti sesa një qendërsulmuesi klasik. Sarr është një mesfushor box-to-box.

Ndër përforcimet e reja, Lucumi ka dhënë sinjale pozitive, edhe pse ka luajtur vetëm një ndeshje. Ndërkohë, deri tani kanë bindur edhe dy lojtarët që janë rikthyer në skuadër: Douglas Luiz dhe Nico González.

Frattesi ka dhënë tashmë një kontribut të rëndësishëm. Ndërkohë, largimi i Mario Gilas ishte një humbje e dhimbshme, por Lazio arriti të përfitojë një shumë të konsiderueshme për një lojtar që do të hynte në vitin e fundit të kontratës.

Napoli – Nota 5

Napoli është skuadra që merr vlerësimin më të ulët në këtë listë. Diferenca mes një trajneri kërkues si Antonio Conte dhe një trajneri më të orientuar drejt projektit të klubit si Max Allegri është bërë e dukshme gjatë merkatos.

Allegri do të kishte preferuar rikthimin e Rabiot dhe ndoshta edhe një tjetër mbrojtës qendror. Në vend të tyre, Napoli ka afruar Badishile dhe Favasuli, ndërsa pritshmëritë për një sulmues të nivelit të lartë nuk u konkretizuan.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 1 ore

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 1 ore

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 2 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 5 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 5 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 1 ore

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 19 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 8 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 5 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 1 ore

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 5 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 10 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.