Notat e ndeshjes/ Arbër Hoxha më i miri te Shqipëria, spikat edhe Gjimshiti

Polonia mori një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Shqipërisë, në një ndeshje dramatike të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. Lojtari më i mirë ishte Sebastian Szymański, i cili u vlerësua me notën më të lartë (8.1). Mesfushori ishte vendimtar në fazën ofensive, duke udhëhequr lojën e Polonisë dhe duke kontribuar direkt në momentet kyçe të përmbysjes.

Nga ana tjetër, pavarësisht humbjes, te Shqipëria spikati Arbër Hoxha. Sulmuesi anësor zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke qenë ndër më të rrezikshmit në repartin ofensiv dhe duke u vlerësuar me notën 7.2. Shpejtësia dhe depërtimet e tij krijuan vazhdimisht probleme për mbrojtjen polake. Paraqitje të mirë regjistruan edhe Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?